Kjo kishë afro 700-vjeçare ka shërbyer jo vetëm si kult fetar, por në të shumtën e kohës ka shërbyer dhe si qendër edukative për banoret e zonës.
Pak ditë më parë ky monument kulture pësoi shembje në murin kryesor ku sipas studimeve kishte afreske të rëndësishme historike.
Nga ana tjetër studiuesi shprehet se ka patur mundësi të ruhet si objekt por ka një mungesë vëmendje të theksuar nga Ministria e Kulturës për objekte fetare të cilat janë të shpallura monument kulture në zonen e Veriut.
Të tilla objekte që mbartin histori të mëdha mbi supe duket se do ngelin vetëm në libra apo dokumenta pasi çdo ditë e nga pak po shemben duke u kthyer në germadha duke fshirë kështu një pjesë të rëndësishme të historisë. /Top Channel
___________________________
Lexo edhe:
KISHA QË NDODHET MBI NJË KEP SHKËMBI NË RUBIK
Komuniteti Katolik në Rubik do të mbajë meshën e Krishtlindjes në kishën e rehabilituar falë programit “EU4Culture”.
Siti i parë i kompletuar nën “EU4Culture” u inaugurua së fundi. Kjo u bë në prani të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Ishte e pranishme edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti dhe Dom Gjergj Meta. Ambasadorët e TeamEurope dhe autoritetet lokale. Për këtë njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.
Në fjalën e saj gjatë kësaj ceremonie ministrja Margariti tha se, “është me të vërtetë domethënëse që objekti i parë i përuruar, ndër ndërhyrjet e Programit “EU4Culture” është jo thjesht një monument kulture. Por, është një objekt me një rëndësi të veçantë shpirtërore; një objekt shprese”.
“Restaurimi i kishës së T’Shëlbuemit në Rubik, është një ogur i mirë për programin EU4Culture të financuar nga BE dhe të zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Nuk është thjesht një restaurim çatie apo fasade, por një investim që…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult