Avokati i Popullit i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, kreut të Policisë së Shtetit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme të ndëshkojnë sjelljet e punonjësve të policisë që u angazhuan në operacionin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në 17 maj 2020.
Avokati i Popullit tha se pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj 2020 në operacionin për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit. Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ, u është kërkuar, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.”