Shembull: Ja një këngë e kënduar mjeshtërisht nga një familje: “Oj Hanë”-këndon Familja Qena (VIDEO)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën e njohur të Muharrem Qenës “Oj hanë”, kënduar nga familja e tij, në përkujtim të artistit të madh.

Kjo performancë asht shkëputë nga programi i vitit të ri 2012 ‘Andërr dimni’, prodhuar nga Klan Kosova.
Producent: Genc Salihu Regjisore: Kaltrina Krasniqi

Oj hanë

Oj hanë duku n’këtë natë,
M’shoqno në vetmi, se të gjithë më kanë lanë,
O zemra me rënkon për dashuni, që ma s’kam.
M’shoqno në vetmi se të gjithë më kank lanë,
O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam.

Duku oj hanë edhe shkëlqe,
Vetmitare si unë je,
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kanë grabitë.
Unë rri me kangë e ti me dritë,
O ndjenjat tona i kanë grabitë.

Oj hanë, oj kangë, oj natë,i vetëm unë jam.

Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë,
Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu,
M’kanë lanë e m’kanë braktisë, që m’kanë dashunu,
Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu,
M’kanë lanë e m’kanë braktisë, që m’kanë dashunu…

Hana mshifet o lart mbi re,
Vetëm kanga mu më njeh.

I vetmum me brenga t’mdha,
Shkoj n’harresë sot si çdo gja

Oj hanë, oj kangë, oj natë, oj nanë
I vetëm unë jam.

ObserverKult