Orkestra e Filarmonisë së Kosovës me 10 nëntor duke filluar nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të sjellë interpretimin e dy veprave të dy kompozitorëve, Jean Sibelius dhe Rexho Mulliqi.
Me këtë koncert, gjithashtu do të festohet 100-vjetori i lindjes së Rexho Mulliqit, një gjeni i vërtetë muzikor dhe një burim krenarie për Kosovën.
“Pas performancës së jashtëzakonshme të Simfonisë së 1-rë nga Jean Sibelius, tetorin e kaluar, Orkestra Filharmonike e Kosovës është gati t’ju mahnisë përsëri me Simfoninë e 2-të të Sibeliusit. Nën udhëheqjen e dirigjentit të shkëlqyer amerikan, Gregory Charette, kjo performancë do të shënoj një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e orkestrës”.
“Koncerti do të hapet me tingujt mahnitës të Simfonisë Kosovare të kompozitorit tonë të veçantë, Rexho Mulliqi. Bukuria ritmike e kësaj vepre do të realizohet me paraqitjen e Andi Durakut në piano”, pohuan nga kjo orkestër.
Ndryshe, Orkestra Filharmonike e Kosovës ka njoftuar për këtë koncert përmes një postimi në rrjetet sociale derisa ka njoftuar gjithashtu se hyrja është falas për të gjithë. /ObserverKult
Lexo edhe:
ORKESTRA RINORE E BALLKANIT PERËNDIMOR NIS NË PRISHTINË TURNEUN E SAJ RAJON
Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor (WBYO), e mbështetur nga BE-ja dhe Ambasada e Republikës Çeke, do të fillojë sonte në Prishtinë turneun e saj në rajon për vitin 2022 me një koncert në sallën “Bogdani Polis”.
E Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor është themeluar në vitin 2019 si rezultat i punës së realizuar përmes Akademisë Verore të Muzikës Evropiane. Që nga viti 2012, kjo akademi organizon turne çdo vit në Kosovë. WBYO përbëhet nga 30 muzikantë të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe nga disa mysafirë nga BE-ja.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
TURGENIEV: TË DESHA FORT, PO TI S’MË DASHUROVE
Nga Ivan Turgeniev
Më fole më në fund se duhet të largohem
Se bota na gjykoi – se shpresa s’ka për ne
Se e trishtuar je; se duhet të mundohem
Të të harroj. Ish-mbrëmje; ndrinte hën’ e re;
Mbi kopshtin e përgjumur një avull ishte shtrirë
Un’ të dëgjoja ty dhe s’e kuptoja dot:
Nën afshin e pranverës, nën sytë e tu të dlirë
Aq fort pse derdhja lot?
Po, të kuptova; ikë -je i lirë;
T’u binda, pra, do shkoj – po si të shkoj,
Të shkoj kështu, pa fjalë, si i ngrirë
Kur ndjej në shpirt kaq dhimbje sa s’duroj?
S’them dot se sot të dua si më parë;
Ajo që shkoi më s’kthehet përsëri,
Por dashurinë nga jeta s’e kam ndarë
s’rroj dot pa dashuri.
ObserverKult