Që kur di për ju, të zeza ju kam parë
***
Sonte
Në këtë muzg që sapo ka nisur
Ç’ju keni turrë drurëve të pakët të pyllit
të Spitalit tim
Në këtë shkurt pa borë si vetë dimri i këtij viti
***
Hej, ngadalë se do t’ma thyeni edhe xhamin e dritares
Mijëra jeni, jo më pak
Kurrë kaq shumë nuk ju kam parë
***
Edhe e zeza paska një të bardhë
***
Çfarë flatrash paskëshit
Sa drejtimesh merrni
Përballë-kaloni, anashkaloni, parakaloni
Sa shpejt ktheheni, e se kur ndaleni
Niseni sërish
Si nuk ndesheni asnjëherë
Çfarë shoferë!
***
Sonte
Do të ha nga mishi i juaj i thartë
Ndoshta e ndalë të bardhën time
Bashkë me frymëmarrjen e zënë në kraharor
***
Çafkat e mia
Atë ditë do të mërzitem edhe për bojën tuaj katran.
(E shkruar në messhkurtin e këtij viti në Spitalin e Gjilanit)
ObserverKult
Lexo edhe: