Shfaqja për të pagjeturit, “Babai dhe Babai”, rikthehet sërish në Muzeun Etnologjik

Shfaqja për të pagjeturit “Babai dhe Babai” është rikthyer sërish. “Babai dhe Babai” do të shfaqet me datë 17 dhe 18 tetor duke filluar nga ora 20:00 në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.

Ata që dëshirojnë ta shikojnë këtë shfaqje do të mund ta shikojnë falas, derisa bëhet me dije se numri i ulëseve është i limituar, gjegjësisht vetëm 35 ulëse dhe se rezervimi paraprakisht është i nevojshëm.

Kështu ka bërë me dije Organizata Integra përmes një postimi në Facebook.

“‘Babai dhe Babai’, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…

Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndërrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje”, thuhet në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË FUND TË VITIT NË PRISHTINË VJEN SHFAQJA E NJOHUR BOTËRISHT “ARRTHYESI”

Baleti Kombëtar i Kosovës do të sjellë për herë të parë për publikun kosovarë shfaqjen “Arrthyesi”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një postimi në Facebook, derisa ndër të tjera tha se në Prishtinë. Për herë të parë, do të vihet në skenë shfaqja e njohur botërisht “Arrthyesi”. Një perlë kjo e baletit klasik.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult