Shitet për 1.7 milionë dollarë piktura e krijuar nga grupi i famshëm Beatles

Beatles ishin në mes të një turneu ku u paraqitën në pesë evente në vetëm tre ditë në arenën e famshme japoneze Nippon Budokan, por kur ata nuk po performonin, ata u mblodhën në suitën presidenciale të Tokyo Hilton dhe krijuar një vepër të arti që u bë i njohur si “Imazhet e një gruaje”.

Ajo pikturë, që besohet nga disa ekspertë se është vepra e vetme artistike e bërë bashkërisht nga të katër u shit në shtëpinë e ankandit Christie në Nju Jork më 1 shkurt.

“Imazhet e një gruaje” u vlerësua shifrën 400,000 deri në 600,000 dollarë ndërsa çmimi përfundimtar i pikturës kapi vlerën e 1,744,000 dollarë.

Beatles nuk i dhanë kurrë një titull zyrtar pikturës së tyre, por ajo u bë e njohur si “Imazhet e një gruaje” në fund të viteve 1980.

/ oranews

ObserverKult


Lexo edhe:

RABINDRANATH TAGORE: NUK MUND TA MBAJ MEND NËNËN TIME

Poezi nga Rabindranath Tagore

Nuk mund ta mbaj mend nënën,
por nganjëherë në mes të lojës
një melodi duket sikur rri pezull mbi lodrat e mia:
Një melodi e harruar që ajo e kishte aq për zemër,
teksa tundte djepin.

Nuk mund ta mbaj mend nënën time,
por nganjëherë në një ag vjeshte
aroma e jaseminit më mbush dhomën,
si aroma e shërbesës së mëngjesit në tempull
dhe vërshon mbi mua si parfumi i nënës.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult