Shitet për 117 mijë paundë unaza me portretin e Augustit

Një unazë 2 mijë vjeçare me kokën e Augustit, perandorit të parë romak, është shitur në ankand në Birmingham të Anglisë për shifrën rekord të 117 mijë paundëve.

Unaza pritej të shitej për 150 apo 200 paundë, por në fund blerësi e mori atë me 450 herë më shumë se vlera e saj fillestare.

Kjo unazë besohet të jetë blerë në Itali në shekullin e 19-të, ndërsa më pas përfundoi në Angli.

Koka e perandorit romak është e gdhendur në unazë, proces i njohur si “intaglio”.

Aty besohet se është koka e perandorit August, i cili sundoi Perandorinë Romake nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit kur ndërroi jetë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“TË MALLKUAR”: SIMBOLE TË HISTORIVE “TË ERRËTA”, KËTO JANË 5 BIZHUTERITË MË TË NJOHURA

Gurë të çmuar “të mallkuar”, emblema të lidhjeve të famshme të dashurisë dhe simbole të historive të errëta. Të gjitha bizhuteritë që do t’ju prezantojmë në foto-galerinë më poshtë kanë historitë e tyre intriguese.

Për shembull, diamanti ikonik Koh-i-Noor është vetëm një nga bizhuteritë e famshme që ka zënë kryetitujt së fundmi. Kjo duke qenë në qendër të një historie rreth kurorëzimit të ardhshëm të Mbretit Charles, transmeton ‘a2news.com’.

Po ashtu, muajin që lamë pas, Kim Kardashian i bëri të gjithë të kthejnë kokën kur bleu një kryq ikonik të vënë shpesh nga Princesha e Uellsit. Sipas raportimeve, Kardashian e bleu kryqin për 195.683 dollarë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult