“Shitet piktura identifikuese e shqiptarëve të Egjiptit… Po ne patriotët, ku ishim?!”

Nga Auron Tare

Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon tu bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.

Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.

Nejse kot e kisha këtë hyrje sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjiptit. Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjipti.

Kjo galeri kishtë nxjerë në shitje edhe një skicë / boce të pikturës se famshme të Zheromit “Prijësi i Arnautëve” po nga motivet e shqiptarëve të Egjiptit. Nejse kot edhe unë që pyes.

Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës për të pyetur? Jo për gjë por këto Ambasadat tona jashtë kanë edhe Atashe Kulturor. Largqoftë ndonjë nga këta zengjinët e rinj që fitojnë miliona euro të parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe t’ja dhuronin publikut shqiptar.

Kot edhe unë, çfarë lidhje kanë patriotët tanë me këto gjëra? Mjafton kënga e Adem Jasharit në Stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM BAJRAMI: DUHET TË HARROJA GJITHÇKA TËNDEN…

Poezi nga Agim Bajrami

Do flasim prapë, më the ngadalë
Dhe lëshove lehtë një psherëtimë
Por unë e kuptova se këto fjalë
Ti m’i thoje thjesht për ngushëllim

Ndaj përkula kokën i menduar
Ç’mund të bëja tjetër veç kësaj
Kishte ardhur çasti për të shkuar
Dhe unë s’kisha forcë më, të të mbaj

Qiellit dy tre re qëndronin pezull
Duke parë drejt meje me mërzi
Si për të na thënë, se kish ardh vjeshta
Dhe tashmë po pritej vetëm shi

Duhet të harroja gjithçka tënden
Puthjet, zënkat dhe gjithka mes nesh
Unë di ti lexoj shenjat ne qiell
Aq më shumë një vjeshtë që s’di të qeshë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult