Kush tha se u dehëm? Ne, vetëm pimë
në kafkën e mbrëmjes veten dhe rakinë.
Se kjo botë e qelbur s’shembet me avion,
por nga lëng i ndezur që fle në bidon.
Kush tha se u dehëm? Ne vetëm kënduam
me harpën e mbrëmjes përjetësinë tonë.
Se kjo botë e qelbur s`do të çel prapë
Po si pati sythet dehur, bërë tapë.
Hajde, “bromp”, se jeta soset në mëngjes…
A s’jemi të vdekur tani gjer në brez?!
O, burra, të pimë, se kjo botë e shqepur,
s’vjen që t’na gëzojë, vjen për të na rrjepur
Kush e tha se u dehëm? Ne këndojmë fort.
Në strehën e fundit të mos shkojm’ me lot.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHARL BODLER: MË LEJO, PRA, TË DEHEM EDHE MË ME MASHTRIM…
Nga të vjen, më pyete, ky pikllim i vështirë
Që të fryhet e rritet si ato valë deti
Kur zemëra i bën të vjelat njëherë’ e mirë
Jeta është dhimbë. Kjo dihet, këtu e ngjeti.
E thjeshtë kjo dhimbje, e di këtë gjithë bota,
Është si gazi yt, pa sekrete asnjë fare,
Mos bëj më tutje këso pyetjesh të kota,
Me atë zë t’bukur, bukuroshe kurreshtare.
Hesht, moj marroqe! Ti shpirt i dalldisur!
Më shumë se jeta me idile, ti gaz fmije!-
Vdekja na mban gjithënjë me të holla fije.
Më lejo, pra, të dehem edhe më
me mashtrim,
Të kridhem në sytë e tu t’bukur si n’ëndrrim
E t’ëndërroj gjatë n’hijen e qerpikëve t’bukur!
Përktheu: Mensur Arifi
ObserverKult