Shkencëtarët gjermanë kërkojnë vullnetarë për koncertin-test

Një universitet gjerman po kërkon vullnetarë për të marrë pjesë në një studim që synon të vendosë përsëri koncertet në rendin e ditës. Pandemia e koronavirusit i dha fund ngjarjeve sportive dhe kulturore për shkak të rrezikut të transmetimit në turma të mëdha. Studiuesit e universitetit “Halle” duan të simulojnë mënyra të ndryshme grupimesh të mëdha, për të parë sesi ngjarje të tilla, mund të rikthehen në përditshmëri pa rrezikuar shëndetin e popullatës.

Institucionit i duhen deri në 4,200 vullnetarë, për të parë një koncert nga këngëtari i dhe autori Tim Bendzko, më 22 gusht. Ai po kërkon të testojë tre skenare të ndryshme, për të parë se cilat masa paraprake janë më të përshtatshme, kur të mbahen koncerte në të ardhmen.

E etiketuar “Restart-19”, studimi do të shohë yllin gjerman të performojë falas për pjesëmarrësit, në “Leipziger Arena”. Kontrolluesit do të pritet të sillen sa më “të vërtetë” të jetë e mundur, që studiuesit të regjistrojnë modele lëvizjeje dhe kontakti.

Pjesëmarrësit do të testohen për COVID-19, 24 orë para koncertit dhe do të ekzaminohen pak para koncertit. Secilit do t’i jepet një gjurmues që mat distancën nga pjesëmarrësit e tjerë, – tha Stefan Moritzin, i cili drejton studimin, për stacionin radioteleviziv publik gjerman, “MDR Jump”, transmeton ‘scan-tv.com’.

Rreth 50 sensorë shtesë do të vendosen në hapësirën ku do të mbahet koncerti, për të identifikuar pikat e kontaktit. Të gjithë pjesëmarrësve në koncerte, do t’u kërkohet të përdorin dezinfektues fluoreshent për duart, por edhe në mënyrë që shkencëtarët të shohin zonat që njerëzit prekin shpesh, nën dritën UV.

Skenaret e para, do të ngjajnë me eventet sikur zhvilloheshin dikur, pasi pjesëtarët e audiencës do të hyjnë në ndërtesë përmes dy dyerve dhe do të zënë vende. Në skenarin e dytë, turmat do të përdorin tetë dyer, për të hyrë në arenë dhe çdo një vend pas një vendi të zënë, do të jetë bosh.

Vetëm 2.000 spektatorë, do të marrin pjesë për skenarin e tretë – vendi ka një kapacitet prej 12,000 personash – ku do të ketë një distancë sociale prej 1.5 metrash, ne hapësirat e destinuara për t’u ulur.

Studiuesit u shprehën, se shpresonin që zbulimet t’i botonin në fillim të tetorit. Pothuajse 2,000 vullnetarë, ishin regjistruar për koncertin falas, qyshse lajmi u publikua. Ndërkohë, regjistrimet mbyllen më 16 gusht.