Mjeshtrit e Vjetër si Leonardo da Vinçi, Sandro Botticelli dhe Rembrandt mund të kenë përdorur proteina, veçanërisht të verdhën e vezës, në pikturat e tyre me vaj, sipas një studimi të ri.
Gjurmët e sasive të mbetjeve të proteinave janë zbuluar prej kohësh në pikturat klasike të vajit, megjithëse ato shpesh i atribuoheshin kontaminimit, shkruan CNN.
Një studimi i ri i botuar, kohët e fundit, në revistën Nature Communications zbuloi se ky element hedh dritë mbi njohuritë teknike të Mjeshtërve të Vjetër, piktorëve më të aftë evropianë të shekullit të 16-të, 17-të ose fillimit të 18-të, dhe mënyrën se si ata përgatiteshin bojërat e tyre.
“Ka shumë pak burime të shkruara në lidhje me këtë dhe asnjë punë shkencore nuk është bërë më parë për të hetuar këtë temë në një thellësi kaq të madhe”, tha autorja e studimit Ophélie Ranquet e Institutit të Inxhinierisë dhe Mekanikës së Procesit Mekanik në Institutin e Teknologjisë Karlsruhe në Gjermani.
“Rezultatet tona tregojnë se edhe me një sasi shumë të vogël të verdhë veze mund të arrihet një ndryshim i mahnitshëm i vetive në bojën e vajit, duke demonstruar se si mund të ketë qenë e dobishme për artistët”.
Thjesht duke shtuar pak të verdhë veze në punët e tyre, rezulton të ketë efekte afatgjata që shkojnë përtej thjesht estetikës.
Krahasuar me formulë e përdorur nga egjiptianët e lashtë të quajtur tempera – e cila kombinon të verdhën e vezës me pigmentet pluhur dhe ujin – boja e vajit krijon ngjyra më intensive, lejon kalime shumë të buta të ngjyrave dhe thahet shumë më ngadalë, kështu që mund të përdoret për disa ditë pas saj.
Megjithatë, boja e vajit, e cila përdor vaj liri në vend të ujit, ka gjithashtu të meta, duke përfshirë të qenit më e ndjeshme ndaj errësimit të ngjyrës dhe dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj dritës.
Për shkak se bërja e bojës ishte një proces artizanal dhe eksperimental, është e mundur që Mjeshtrit e Vjetër mund t’i kenë shtuar të verdhën e vezës, një përbërës i njohur, në llojin më të ri të bojës, e cila u shfaq për herë të parë në shekullin e shtatë në Azinë Qendrore, përpara se të përhapej në Evropën Veriore në mesjetë dhe në Itali gjatë Rilindjes.
Studiuesit rikrijuan procesin e bëries së bojës duke përdorur katër përbërës – të verdhën e vezës, ujë të distiluar, vaj liri dhe pigment – për të përzier dy ngjyra historikisht të njohura dhe domethënëse, të bardhën e plumbit dhe blunë ultramarine.
“Shtimi i të verdhës së vezës është i dobishëm sepse mund të rregullojë vetitë e këtyre bojërave në mënyrë drastike”, tha Ranquet. /euronews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
DA VINÇI E KUPTOI GRAVITETIN SHEKUJ PËRPARA AJNSHTAJNIT
Leonardo da Vinçi mund të ketë pasur një kuptim të gravitetit që ishte “shekuj përpara kohës së tij”, zbulojnë librat e tij të skicave.
Skicat e Da Vinçit, të cilat u harruan për dekada, tregojnë trekëndësha të formuar nga grimcat e ngjashme me rërën që derdhen nga një kavanoz.
Këto kokrra në rënie përshkruanin eksperimente për të treguar se graviteti ishte një formë përshpejtimi më shumë se 400 vjet përpara se të bënte Ajnshtajni. Këtë e argumenton një studim i ri.
Ajnshtajni formuloi për herë të parë idenë se graviteti dhe nxitimi janë të njëjta, të quajtur parimi i ekuivalencës, në vitin 1907.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult