
Në Shkodër ka nisur edicioni i dytë i Panairit të Librit “Libri të ban të lirë”, i cili zhvillohet nga 28 deri më 30 maj në oborrin e katedrales së qytetit. Hapja e aktivitetit u zhvillua në praninë e klerikëve, shkrimtarëve dhe studiuesve të ndryshëm, të cilët theksuan rëndësinë e librit në jetën kulturore dhe shoqërore.
Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj, në fjalën e tij u shpreh se libri dhe jeta kanë një lidhje të veçantë, duke nënvizuar se qyteti ka nevojë për përmbajtje dhe jo vetëm për fasada. Ndërkohë, një nga organizatorët, Stefan Çapaliku, ngriti shqetësimin për mungesën e librarive në Shkodër, duke kritikuar edhe autoritetet lokale për gjendjen e kulturës së leximit.
Në panair marrin pjesë shkrimtarë dhe studiues nga vende të ndryshme, ndërsa gjatë tri ditëve do të zhvillohen promovime librash, ligjërata dhe seanca leximesh. Qëllimi i aktivitetit është promovimi i kulturës së leximit dhe nxitja e debatit mbi rolin e librit në shoqërinë shqiptare.
ObserverKult
Lexo edhe:
Koncerti i Kanye West, performanca që do “të trondisë” gjithë rajonin






