Shkodra e bukur në foto/ Ekspozita “Përhanshëm” e 10 fotografëve shkodranë

rozafa shpuza ekspozita

Fotot e tyre më të bukura, 10 fotografë shkodranë i prezantuan përpara bashkëqytetarëve të tyre, përmes ekspozitës “Përhanshëm”.

Secili nga artistët fotografë përcjell stilin dhe këndvështrimin e tij në fokusimin e asaj që ai mendon se përbën pikën më sublime të rrugëtimit në të përditshmen.

“Ndihem shumë e gëzuar jo vetëm se jam pjesëmarrëse por që po shoh kaq shumë njerëz të interesuar“- tha Anila Milani, fotografe.

“Është një harmoni e bukur mes asaj që ne jetojmë kur e bëjmë fotografinë dhe asaj që shohim kur njerëzit e shohin.”- tha Leonora Milani, fotografe.

“Imazhi është rituali në ditën e varrimit të babagjyshit, nuk kishte gjë më të bukur se të shihja njerëzit që ishin mbledhur për një njeri me vlerë për mua”-  shtoi fotografia, Leonora Milani

Kuratorja Rozafa Shpuza, thotë se Shkodra duhet ta vazhdojë traditën e bukur që ka në fotografi.

“Ka kohë që unë kam një dëshirë të madhe me mbledh fotografët e Shkodrës dhe erdhi dita ta realizoj. Shkodra ka shumë fotografë me vlerë e ku ka më bukur që këta të rinj të mblidhn bashkë”- tha Rozafa Shpuza.

Kjo ekspozitë e cila synon që në të ardhmen të jetë ndërkombëtare, ka si qëllim të na ndihmojë të ruajmë kujtimet dhe të na motivojë emocionalisht duke na lidhur më fort me qytetin./Top Channel

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA INTERESANTE E KËNGËS MË TË VJETËR SHKODRANE, “KRISI TOPI”

Kjo është historia e këngës më të vjetër shkodrane, “Krisi topi”

Ishte fillimi i prillit të vitit 1769. Oborri i plakut të Bushatllinjve ishte tronditur shumë, nga lufta e 31 marsit. Nuk dinin t’i gëzoheshin fitores mbi Hysen Beun e Lezhës, pronarit të të gjitha tokave të Zadrimës. Ishin vrarë shumë shkodranë (rreth 40 vetë). Pak tokë kishin marrë nga fushat pjellore të Zadrimës, duke mos i kënaqur dëshirat e vezirit plak. Kalonin ditët dhe lajmet që vinin plotësoheshin mē mirë.

Hysen Dobraçi i ndiqte këto lajme me një interesim të veçantë.
Rrinte gjatë me një nga luftëtarët e kësaj ndeshjeje. Dhe përpinte çdo fjalë të tij: “Ishte trim i fortë ai Ibrahim Gjoci”, – i thoshte ky. Duke i përshkruar krejt ngjarjen.
– Nga ishte? – e pyet me kureshtje Hyseni.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult