Në çdo banesë tradicionale shkodrane që vizitoi, me aparatin e saj, fiksoi detajet me të veçanta dhe këto foto, autorja Rozafa Shpuza vendosi t’i promovojë përmes një ekspozite.
Disa prej objekteve janë të shtëpisë 250-vjeçare, monument kulture, të familjes se Engjell Cekajt.
Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i vlerave historike, kulturore dhe artistike të Shkodrës edhe tek turistët e huaj, që vizitojnë veriun, kryesisht për bukuritë natyrore./top channel