Shkodrani merr çmim nga Shtëpia e Bardhë, artisti la Shqipërinë pas 25 vitesh karrierë

Pas 25 vitesh karrierë në Shqipëri, artisti Leke Negri është nisur drejt SHBA-së për të gjetur një tjetër hapësirë për profesionin e tij prej muzikanti.

Në një lidhje direkte për emisionin ABC e Mëngjesit ai ka dhënë detaje në lidhje me jetën e tij profesionale, ku theksoi se vendimin për të shkuar në SHBA e mori pas një pune të gjatë në Shqipëri, dhe për të gjetur një hapësirë më shumë për muzikën që ai bënte.

“Formimi im është klasik dhe baza e çdo muzikanti është klasiku, niset me të dhe më pas nis edhe specializimi i mëtejshëm gjatë masterit por baza ngelet me muzikë klasike.

Sot jam muzikant i muzikës klasike, jam pjesë e xhaz-it, trombit, dj, etj. 25 vite janë shumë por nuk janë as pak. Ka qenë një muzikant shumë i famshëm amerikan dhe e pyetën sesi shkoi koncerti dhe ai ju përgjigj se kishte vite që merrej me këtë punë dhe studionte për këtë koncert, secili ka sakrificat e veta dhe do studim të gjatë.

Kur je në Nju-Jork ku edhe një parizien mund të ndihet inferior atëherë e ndjen vetën shumë të mbushur profesionalisht dhe unë e kam gjetur vetveten.

Pjesa e Shqipërisë është e rëndësishme për formimin tim, kam punuar në Teatrin e Operas dhe Baletit kam dhënë mësim në Akademinë e Arteve kam qenë pjesë e shumë programeve në Shqipëri dhe në fund pash momentin më të mirë për të ikur”, ka thënë ai.

Ai ndër të tjera ka treguar edhe për eksperiencën e tij për t’u bërë pjesë e politikës, por që ngeli thjesht një nismë pa u përfunduar më tej.

“Muzikantët shpesh i përdorin për politikë dhe ka pasur edhe shumë muzikantë të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë drejtim, por në Shqipëri si çdo gjë tjetër ka zhgënjimet e veta dhe prej politikës jemi ku jemi. Ana profesionale e imja mbetet parësore dhe politika mbetet politikë”, ka thënë artisti./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SADEDIN MEZURAJ: KUSH JE TI?!

Poezi nga Sadedin Mezuraj

Nga ç’qiell erdhe ti me trëndafilin përvëlues të buzëve barbare?
Isha si një gur i heshtur në vetminë time
Isha si një udhë e braktisur nga kalimtarët në pyll
Nga ç’qiell erdhe ti si një yll me shpatën shkëlqimtare të dashurisë?

Kush je ti ?
Kush je ti që ndërton statuja me gurët e dhimbjes time funebre?
Kush je ti që flamuj triumfi ngre mbi rrënoja dashurish?

Tërbimi yt u derdh si llavë vullkani mbi natën e vetmisë time fatkeqe
Si një qenush i lumtur vija rrotull këmbëve tē tua erotike
Lutesha për ty si të ishe përmbi tokë e fundit perëndi.
Dhe të tregova se jam një burrë i brishtë si fijet e barit
Dhe më tregove se nuk je një kukull barbi e bërë me plastelinë.

Femrat vijnë nga Afërdita- thotë përralla e vjetër e steroetipeve gjinore
Ndërsa ti vije nga Marsi
Me rrufetë e zëmërimit tënd vrastar,
Ti djeg ëndrra
Shkrumbon shpresa
Grua e çmendur
kryeneçe,

Nga pena e Bukowskit mos ke dalë ti?
Panterë e paepur mishi dhe gjaku,

Poezinë e plotëmund ta lexoni KËTU:

ObserverKult