Shkrim prekës i motrës së aktorit të ndjerë: Po luftoj fort ta mbajë gjallë kujtimin tënd…

xhabir ahmeti- luran...
Luran Ahmeti

Njëzet e shtatë muaj që u bëra një me dhembjen…. me shembjen….

Nga Lindita Ahmeti

Po bëhen njëzet e shtatë muaj që kur bie zilja, pres që ti ta hapësh derën e të më drejtohesh me humorin tënd:  Ende lexon? S’ke faj, ajo kokë duhet të mbushet, dhe afroheshe e ma prekje: shih, ende  është e zbrazët, nuk është mbushur sa duhet….. hahhhhhaaaaaaaaa dhe ma shkilje syrin.

Po bëhem njëzet e shtatë muaj që kur kthehem nga puna në shtëpi, të kërkoj në çdo kënd të shtëpisë. Edhe në më të voglin qosh dhe them është edhe një shaka e tij…… prit se tash vjen dhe t’i mbyll sytë me duar nga prapa.

Eeee sa shpesh ma bëje kështu…… sa më ka marrë malli të m’i mbyllësh sytë me duar nga prapa dhe pastaj të më përqafosh po nga prapa….

Po bëhen njëzet e shtatë muaj që gëzimi im i vetëm është kur më vjen Arba nga Tirana. E kur shkon….. eh kur shkon , unë vazhdoj të jetoj e bëhem një me dhembjen e me shembjen…

Njëzet e shtatë muaj bëhen që motra, si spartane (kështu më quan babi tash, e di?) lufton fort ta mbajë gjallë kujtimin tënd!

ObserverKult


vëllai im o vëlla, poezi nga lindita ahmeti

Lexo edhe:

POETJA LINDITA AHMETI I KËNDON VËLLAIT TË NDJERË LURANIT

ELEGJI PËR VËLLAIN

poezi nga Lindita Ahmeti


Jam mbështjellë me natë
Edhe shtëpia ime me heshtje
I panjohuri ecën dhe kruan kryet
Në dritë të hënës
E di vëlla
Edhe ai të mendon
E di të ka njohur edhe ai
Me mijëra e mijëra vetë të kanë njohur
Po askush s’e di
Si je ballafaquar ti me panin për mua
Me britmën e tij
Midis pyllit të dendur e territ
Vetëm ti dije të gjesh dritë edhe nga atje
E të ma sjellësh mua
Vëllai im o vëlla
E t’i hapje shtigjet e lumturisë
Vëllai im o vëlla
Në çastet kur të prisja të vish me lule
Tri javë
Sa tre shekuj
Sepse i dija mundësitë tua homerike
Në vend të dorës tënde me tufën me lule
Erdhi e enjtja dita e shenjtë
Erdhi pa dritë
Me një mal melankolie
Dhe me rrufenë e të parit të dymbëdhjetëshes

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult