Shkrimi prekës i babait të Luran Ahmetit: Nuk lejon Nana jote të tretet… amaneti yt…

Nga: Xhabir Ahmeti


Në petalet e luleve me të cilat e zbukuroj amshimin tënd, biri im, gjithmonë ka pika vese… E nuk është koha për vesë tash kur dielli ngrihet lart e i afrohet zenitit duke hedhur nga atje shtiza të zjarrta teposhtë. E di, s’janë pika vese, janë pika lotësh të engjëjve që i derdhin për rininë tënde të këputur përgjysmë, rini që ra bashkë me yjet të cilat i mbuluan plagët e atdheut rreth teje ku ngrihej gjëma.
Në kopsht luhatet fryma e ligë e cila mundohet njëherë t’i shkundë lulet e pastaj t’i shkelë. Prapa saj qëndron hija e madhe e Erebit. Dhe, pastaj del Nana veshur me të zeza duke kënduar këngën e dhembshme të Jobit. Balli i saj digjet flakë. Përpara saj shtrihet ajo qetësi e cila gufon e gufon e fryhet si balonë vigane. Po Nana nuk ndalet. Ajo ecën nëpër kopshtin e shkelur, e ndjek harresën, i prek pikat e vesës. Dhe, ato shndërrohen në kokrra të tjera xhevahiri. Nuk lejon Nana jote të tretet xhevahiri që e ke lënë amanet ti biri im.

*Titulli i origjinalit: “S’JANË PIKA VESE, JANË PIKA LOTËSH TË ENGJËJVE”

ObserverKult

biri ynë luran ahmeti
Luran Ahmeti

Lexo edhe:

SA E RËNDË ËSHTË JETA PA TY LURAN AHMETI, BIRI IM!

Më 25 mars 2021 na ike Ti, shpirti ynë, Lurani ynë. Me largimin Tënd i mori lumi lumturinë, fatbardhësinë, të ardhmen tonë… 25 marsi ishte pika e zezë që u vendos në fund të viteve Tua të reja përmes të cilave Ti i jepje shkëlqim kësaj vatre, biri ynë i mirë! Dhe, pas kësaj pike erdhi nata polare për ne.
Para një vjeti e tri javësh, në këtë muaj të Aresit, Ti kërkove prej nesh të shkonim në Prizren. Rrije ulur në dhomë me maskë atëherë. Të pyetëm se çfarë ke, na the: “Jam ftohur pak”, “po, për çdo rast, ju nisuni menjëherë për Prizren” vazhdove qetë.. “Kam frikë për ju që ju kam gjithçka, që ju kam zemër… Babi, ti kujdes! Ti je më i rëndësishmi!” m’u drejtove mua sepse e dije se nëna jote e kishte kaluar kovidin….

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU