Shkrimtarët e rinj: Na mungon kritika, një filtër letrar dhe takimet me lexuesin

dy gabime
Foto ilustrim

Ata janë shkrimtarë të rinj, por që premtojnë shumë. Disa prej tyre kanë fituar çmime letrare e fill pas kësaj kanë nisur të përkthehen duke u përballur edhe me lexuesin e përtej kufijve. Por, e dinë se mund të bëjnë më shumë, jo vetëm me artin e tyre por edhe me qasjen që tregu i letrave shqipe ka ndaj tyre.

Mungesa e kritikës, filtrit, apo takimeve me lexuesin janë ato që i shqetësojnë më së shumti këta të rinj, transmeton ‘a2news.al’.

Qendra ku ata u mblodhën sot, premton jo vetëm financime, por edhe më shumë qasje ndaj kësaj letërsie që po vjen. Si në botimin e më të mirëve, por po ashtu edhe përpjekjen që kjo letërsitë dialogojë edhe përtej kufijve.

LEXO EDHE: “Letërsia e shkrimtarëve disidentë- e papranuar në mozaikun e letrave shqipe”