Shkrimtarët Liridon Mulaj, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi, sot në Festivalin Poetik të Prishtinës

festivali poetik i prishtinës 3

Sot, në Ditën e katërt të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, kemi kënaqësinë që t’i kemi në program për lexime poetike e diskutime shkrimtarët Liridon MulajAziz Mustafa dhe Xhevat Latifi.

Programi fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Përveç takimeve poetike, në mbëmjen e sotme të Festivalit do të mund të ndiqni:

– dramaturgun Naser Shatrolli i cili do të paraqitet me kumtesën “Turma dhe teatri”, pasuar nga debati tematik në të njëjtën temë,

– do të promovojmë librin e Afrim Demirit “Zoti vdes i pari”, për të cilin do të flasin Vlora Konushevci dhe Eduard Frrokaj,

– Korin e grave “Lira” me një performancë të veçantë korale,

– kitaristin Naser Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike.

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

ObserverKult


Lexo edhe:

MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË