Shkrimtarët Nikollë Berishaj, Majlinda Sinani Lulaj dhe Sabit Rrustemi, sot në Festivalin Poetik të Prishtinës

festivali poetik i prishtinës 3

Sot, në Ditën e tretë të Festivalit Poetik të Prishtinës, organizuar nga ObserverKult, kemi kënaqësinë që t’i kemi në program për lexime poetike e diskutime shkrimtarin dhe përkthyesin Nikollë Berishaj, poetët Majlinda Sinani Lulaj dhe Sabit Rrustemi.

Programi fillon nga ora 18:00 dhe mbahet në Termokiss.

Përveç takimeve poetike, në mbëmjen e sotme të Festivalit do të mund të ndiqni:

– studiuesen Migena Arllati e cila do të paraqitet me kumtesën “Poetë të së dukshmes apo të së ndjeshmes” pas të cilës do të kemi debat tematik në të njëjtën temë,

– Do të promovojmë librin e Bislim Ahmetaj “Kangët e Babës” , për të cilin do të flasin: Naime Beqiraj dhe Arsim Halili,

-Sopranon Arta Jashari dhe pianistin Andi Duraku të cilët do të sjellin para publikut disa këngë të Nexhmije Pagarushës, si dhe

– kitaristin Naser A. Dula i cili do të kujdeset për përcjelljen instrumentale gjatë leximeve poetike

Festivali Poetik i Prishtinës organizohet nga Portali për Letërsi, Kulturë dhe Art, ObserverKult dhe sivjet shënon edicionin e tretë.Për pesë ditë me radhë do të ketë promovime librash, mbrëmje autoriale, debate, ligjërata, video-ese, diskutime, homazhe, orë poetike etj.

Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës.

ObserveKult


Lexo edhe:

MBI 70 POETË E ARTISTË NË PESË DITËT E FESTIVALIT POETIK TË PRISHTINËS/ PROGRAMI I PLOTË