Shkrimtari i njohur, Bardhyl Londo, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

bardhyl londo ti ike dashuritë
Bardhyl Londo

Shkrimtari i njohur shqiptar, Bardhyl Londo ndodhet në një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Një prej miqve të tij, ka postuar në Facebook një shkrim ku thotë se poeti “është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen”.

“Dhe unë këto çaste jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte”, shkruan Andon Andoni.

POSTIMI I PLOTË

Miku im i mirë, poeti i angazhuar, liriku i thekur plot ëmbëlsi, autori i dhjetra librave me poezi, që solli ujin dhe mushtin e vendlindjes Përmetit në Tiranë dhe më gjerë, Bardh Londo është duke luftuar në këto ditë të vështira me vdekjen. Lutem për ty Bardh.

“Atdheu s’eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s’eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!”
Bardhyl Londo

Dhe unë këto çasti jam plot dhimbje për ty mik i shtrenjtë…Zoti ju ndihte.

Lexo edhe:

GJEKMARKAJ ME FJALË PREKËSE PËR SHKRIMTARIN BARDHYL LONDO: “MOS NA LE GJATË TË PRESIM MIK, NGRIHU E EJA”