Shkrimtari i mirënjohur, me famë botërore Ismail Kadare, do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë, tek bulevardi i ri.
Kjo është iniciativa e piktorit të njohur, Helidon Haliti, i cili drejton projektin “Mural Fest” në Tiranë.
Ai u shpreh më herët për “RTSH 24” se me këtë murale përkujtohet një nga shkrimtarët shqiptarë më në zë, i cili u nda nga jeta më 1 korrik 2024.
“Ne duam ta sjellim më pranë shkrimtarin e madh, që ndërroi jetë pak ditë më parë” tha ndër të tjera piktori Haliti. Ai tha se mendohet që një vepër tjetër përkujtimore parashikohet të ngrihet edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku ka lindur Kadare. “Me këto vepra Kadare do të jetë më pranë atyre që e kanë lexuar, më pranë nesh” tha Helidon Haliti.
Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare, ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një veprimtari letrare tejet të pasur dhe dhjetra vepra që do të ngelen në memorien e lexuesve.
ObserverKult
Lexo edhe: