La Gioconda (Mona Liza) (realizuar rreth vitit 1503) nga Leonardo Da Vinçi është një nga pikturat më enigmatike në historinë e artit dhe bart me dhjetëra mistere të cilat studiuesit nga e gjithë bota janë përpjekur që t’i shpjegojnë.
Midis këtyre, disa pretendojnë një veçanti gjysmë të fshehur dhe të dukshme vetëm në një distancë shumë të afërt. Sytë e Mona Lizës duket se fshehin shkronjat, një L në syrin e djathtë dhe një S në syrin e majtë.
Në pamje të parë ata duket se janë reflektime të thjeshtë. Por sipas disa historianëve autori ka dashur të fusë inicialet e tij. Ndërsa S është një sugjerim për identitetin e gruas së përshkruar që mund t’i përkiste familjes fisnike Sforza të Milanos. Mbase Bianca Giovanna, vajza e Ludovico il Moro, mbrojtës dhe mbështetës i Leonardos.
ObserverKult
——————
LEXO EDHE:
SA U PAGUA LEONARDO DA VINÇI PËR KRYEVEPRËN, HISTORIA E VËRTETË!
ObserverKult