Shkup: Konkurs për financimin e projekteve nga fusha e kulturës

Për financimin e projekteve nga fusha e kulturës në vitin 2021, qyteti i Shkupit prej sot deri më 31 tetor do të mban të hapur konkursin ku planifikohen mjete për realizimin e projekteve.

“Qyteti i Shkupi shpalli Thirrje publike për mbledhjen e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin 2021, të dedikuara për financimin e programeve dhe projekteve nga fushata e kulturës në interes të Qytetit të Shkupit për vitin 2021”.

Afati për aplikim do të jetë deri më 31 tetor të vitit 2020, ndërsa në formë elektronike mund të aplikohet duke klikuar  KËTU.

Qyteti i Shkupit sqaroi se në përputhje me Ligjin për kulturën, mjetet mund të shfrytëzohen nga artistët, artistët e pavarur, institucionet kulturore, shoqatat, fondacionet dhe persona të tjerë që kryejnë aktivitetet në fushën e kulturës.