Kam qëndisur nji shami,
Shofin shoqet bukuri.
Rreth e rreth me trandofila
Në mes saj o dy bylbyla,
Hej, hej aman e oh aman.
Mu në mesin e shamisë
Kam vu shqipen e lirisë
Kët’ shami unë për kujtim
Do t’ia çoj nji shokut tim,
Hej, hej aman e oh aman.
Kur të punoj o në bujqësi
Të fshij djersën me shami
Dhe ta ruj si sytë e ballit
Siç është besa e shqiptarit
Hej, hej aman e oh aman.