Shkurtë Kadriu Çitaku: Emni

M ‘thuej,
dera jem
a asht’ der’e bab’s,
a asht’ der’ e yte?!
M ‘ thuej,
loja jote, loja jem a asht’?!
M’ thuej,
syt’ e mi, a janë syt’e mi,
a janë
të tut’ sy?!
M’ thuej,
qeshja jem, a asht’ qeshja jote?!
M ‘thuej,
dhimta jem
veç e jemja asht’
M’ thuej,
emni, e emni
a asht’ veç i jemi, em’n’?!