Shpallen fituesit e çmimit “Shkencëtar i Vitit” dhe “Shkencëtar i ri i vitit” për 2019

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka shpallur fituesit e çmimit “Shkencëtar i ri i vitit 2019”dhe “Shkencëtar i vitit 2019.”
Këshilli shkencor i fushës Shkenca Ekonomike dhe Sociale ka propozuar që Besnik Krasniqit t’i ndahet çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për fushën Shkenca Ekonomike dhe Sociale.
Këshilli shkencor i fushës Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi ka propozuar që çmimi “Shkencëtar i vitit 2019” për këtë fushë t’i ndahet Naim Braha, ndërsa çmimi “Shkencëtar i ri i vitit 2019” t’i ndahet Fisnik Asllani.
Shkencëtar i ri i vitit dhe Shkencëtar i vitit janë dy çmime që MASHTI ndan për individë që kanë arritur rezultate të larta në veprimtarinë kërkimore-shkencore. Në konkurs kanë aplikuar gjithsej pesë kandidatë.
Dy prej kandidatëve kanë aplikuar për Shkencëtar të ri të vitit dhe tre të tjerë për Shkencëtar të vitit 2019. Kandidatët kanë aplikuar në fushën Burime Natyrore, Energjia dhe Mjedisi dhe Shkenca Ekonomike dhe Sociale.