Shpërthim i fuqishëm diellor, NASA publikon pamjet

shpërthim

Një shpërthim i fuqishëm diellor ka arritur kulmin më 2 korrik, i kapur nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.

Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi imazhin e shpërthimit në Diell, siç shihet në shkëlqimin intensiv në rajonin e sipërm djathtas të Diellit, i cili në thelb tregon një nëngrup të dritës ultravjollcë ekstreme dhe është me ngjyrë blu-jeshile.

Shpërthimet diellore janë në fakt vetëm shpërthime të fuqishme të energjisë.

Flakët dhe ndezjet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e lundrimit dhe mund të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.

Ky blic që shihet në foto është kategorizuar si një shpërthim X1.0. X-class tregon shpërthimet më intensive, ndërsa numri jep më shumë informacion për fuqinë e tij.

ObserverKult

Lexo edhe:

NASA PO NDJEK NJË ANOMALI TË ÇUDITSHME MAGNETIKE MBI TOKË

NASA po monitoron në mënyrë aktive një anomali të çuditshme në fushën magnetike të tokës. Flitet për një zonë të madhe me intensitet magnetik më të ulët në qiell midis Amerikës së Jugut dhe Afrikës Jugperëndimore.

Ky fenomen, i quajtur Anomali i Atlantikut të Jugut (MSA), ka ngatërruar shkencëtarët për vite me radhë.

Satelitët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj forcës së dobësuar të fushës magnetike brenda anomalisë. Ata janë më të ekspozuar ndaj grimcave nga Dielli, shkruan revista ‘Science Alert’.