Pas punimeve restauruese që zgjatën disa muaj, Kisha e Shën Premtes në Lezhë tashmë është gati për vizitorët.
Monumenti i kulturës i kategorisë së parë u restaurua falë donacioneve private ndërsa në të janë zbuluar afreske me vlera të rralla.
Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i ka shpëtuar degradimit. Ky objekt kulti që i përket shekullit 12 është restauruar plotësisht falë donacioneve private.
Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, autoritet lokale, përfaqësues të klerit katolik, historian dhe banorë të zonës.
Gjergj Leqejza Donator: Specialistët kanë marrë detyrën për të filluar studimin e objekteve që janë gjetur për të vazhduar studimin ndoshta edhe nën tokë.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se me këtë ndërhyrje kjo kishë i shtohet fondit të mrekullueshëm historik që ka Lezha.
Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë: Ne do jemi në krah të çdo lloj përpjekje të këtij lloji që e bën Lezhën epiqendrën e një turi turistik, ku kisha e Balldrenit merr një rëndësi të veçantë.
Krahas afreskut të Darkës së Fundit që është shumë më i vjetër se piktura e Davinçit, gjatë punimeve restauruese janë zbuluar të tjera afreske me vlera të veçanta.