Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, shkrimtari dhe ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka rrëfyer periudhën kur ishte në burg dhe bënte letërsi. Ai tregoi se shumicën e poezive ia kanë marrë dhe nuk pati mundësi t’i ruante.
Fatmirësisht, një i burgosur e ka ndihmuar që të ruaj disa prej tyre në një mënyrë krejt të pabesueshme.
Kosumi ka zbuluar se i ka shkruar në letra higjenike dhe kur shoku i tij ka dalë jashtë ia ka shpëtuar me anë të gomës të karrocës.
“Në qeli gjithçka është e vështirë, por letërsia është ajo që neve dhe mua më krijonte kënaqësinë e të ikurit, arratisur prej burgut.
Letërsia, poezia, letrat që shkruanim ose këto idetë që i kanë trajtuar është e vetmja shfaqje që mu më ka bërë mbret në një republikë tjetër, në një republikë të letrave. I burgosuri është njeri i shkretë, i nënshtruar dhunës së pafundme, rregullave që i shpik një gardian dhe jo ligji.
E vetmja shfaqje ku ti je mbreti, nuk e përfill burgun, nuk e përfill gardianin dhe ligjin, është letërsia. Prandaj, letërsia e burgjeve, përveç si letërsi, e ka dhe një mision, është një lloj testamenti i atij brezi.
Në burgjet ku unë kam qenë në Jugosllavi, në Beograd, në Prishtinë etj, përafërsisht një herë në 6 muaj hynin kontrollet me detaje dhe gjithçka që kishe shkruar me dorën tënde ta merrnin dhe e zhduknin.
Nuk di se çfarë bënin me to, përveç letrave familjare, ato i ruanin, nuk na i merrnin. Prandaj, unë në burg shpeshherë kam shkruar për ta kënaqur veten për disa muaj, e dija që më humbnin, por disa prej tyre shpiknim forma që t’i ruajmë.
Unë kam dy modele që i kam ruajtur dhe të dyja epike dhe dua t’i tregojë.
Rasti i parë është një burgosur politik në moshë goxha të madhe, ishte i palëvizshëm. Poeti ka dëshirë që t’ia lexoj dikujt poezitë e veta. Edhe nëse ai nuk e kuptonte, unë ia lexoja.
Ai ka qene shofer autobusi dhe nuk merrte vesh nga poezitë, por më donte mua dhe shikonte zjarrin tim.
Edhe një ditë më tha: ‘Unë do t’i nxjerrë poezitë jashtë’. Insistoi për këtë dhe preu gomën e brendshme të karrocës, unë i shkrova poezitë në letra tualeti dhe i bëra fish.
Ai i futi në gomën e brendshme të karrocës dhe i ngjiti me ngjitëse aty ku i kishte prerë, me pompën e mbushi me ajër dhe një muaj para se të dilte i ka mbajtur poezitë e mia në rrotën e karrocës dhe ka dalë prej burgut bashkë me karrocën dhe poezitë e mia. Kur ka shkuar te familja ime për vizitë, ia ka dhënë familjes sime”. /abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SHARL BODLER: MË LEJO, PRA, TË DEHEM EDHE MË ME MASHTRIM…
Nga të vjen, më pyete, ky pikllim i vështirë
Që të fryhet e rritet si ato valë deti
Kur zemëra i bën të vjelat njëherë’ e mirë
Jeta është dhimbë. Kjo dihet, këtu e ngjeti.
E thjeshtë kjo dhimbje, e di këtë gjithë bota,
Është si gazi yt, pa sekrete asnjë fare,
Mos bëj më tutje këso pyetjesh të kota,
Me atë zë t’bukur, bukuroshe kurreshtare.
Hesht, moj marroqe! Ti shpirt i dalldisur!
Më shumë se jeta me idile, ti gaz fmije!-
Vdekja na mban gjithënjë me të holla fije.
Më lejo, pra, të dehem edhe më
me mashtrim,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult