Shpirtin po e torturon vuajtja dhe po e ngushëllon dashuria…

gruaja ime dashuria nga khalil gibran

Nga Khalil Gibran

Sirenat e detit

Në thellësitë e detit që rrethonte ishujt, diku tej, pranë lindjes së diellit, atje ku gjendeshin perlat e shumta dhe të rralla, mu atje dergjej trupi i pajetë i një djaloshi.
Përreth trupit qëndronin sirenat flokë arta dhe sykaltra, duke shkëmbyer biseda nëpërmjet tingujve muzikorë. Fjalët e tyra i dëgjonin dallgët dhe i përcillnin drejt bregut, prej ku i merrte flladi, duke ia përcjellë shpirtit tim.

Njëra prej tyre tha:”Ky është njeri, e plandosi këtu poshtë deti i zemëruar.”

E dyta tha:”Nuk është faji i detit, por i njeriut që pretendon se rrjedh nga perënditë. Djaloshi vjen nga një luftë e përgja kur, prej ku rrodhi shumë gja k, duke e shndërruar ujin në të kuqërremtë. Ky njeri është viktimë e asaj luf te.”

E treta tha: ”As që ia kam idenë luf tës. Ajo që di unë është se njeriu, pasi shtiu në dorë tokën, lakmoi sundimin e detit. I shtyrë nga kjo lakmi, ai shpiku mjete të ndryshme dhe të çuditshme. Neptuni, që është perëndia i detit e kuptoi këtë lakmi agresive të njeriut, prandaj dhe u zemërua me të. Për ta shmangur zemërimin e tij dhe për t’i bërë qejfin, njeriu i ofroi dhurata dhe kurbane. Kështu, kuf oma që pamë dje duke zbritur nga sipërfaqja e ujit drejt fundit të detit, nuk ishte më shumë sesa flijimi i fundit që njeriu i ofroi mbretit tonë të lavdishëm Neptun.”

E katërta foli dhe tha:”I madh është Neptuni! Por në këtë rast duket zemër gur. Nëse do të isha unë mbretëresha e detrave, do t’i refuzoja dhuratat e gja kut. Pa afrohuni ta kundrojmë nga afër trupin e këtij djaloshi. Kjo mund të na tregojë më shumë për natyrën e species njerëzore.”

Sirenat u qasën pranë trupit të djaloshit dhe kontrolluan xhepat e tij. Gjetën një letër në xhepin në drejtim të zemrës. Ajo që e gjeti letrën, e surprizuar, e hapi dhe ia nisi të lexojë:

“I dashuri im! Është mesnatë dhe unë vazhdoj zgjuar. Ngushëllimin e vetëm e gjej tek lotët, por jam plot shpresë se do tu shpëtosh kthetrave të luf tës dhe të kthehesh pranë meje. Nuk mund të mos e sjell ndërmend atë që më the para se të ndahemi: Çdo njeri ruan një amanet gja ku që duhet ta kthejë një ditë.”

Nuk di çfarë të shkruaj, i dashuri im. Në vend të fjalëve, lë shpirtin tim të rrjedhë mbi letër. Atë shpirt që e torturon vuajtja dhe e ngushëllon dashuria. Dashuri e cila e kthen dhimbjen në kënaqësi dhe trishtimin në gëzim.

Pasi dashuria na i bashkoi zemrat dhe po ëndërronim bashkimin e dy trupave, të cilët do të kishin një shpirt, të morën në luf të, në të cilën vajte i shtyrë nga ndjenja e detyrës ndaj atdheut. Por, çfarë qenka kjo detyrë që ndan dy të dashuruar, që vejëron gratë dhe lë fëmijët jetimë?

Çfarë qenka ky patriotizëm, për të cilin, mjaftojnë ca shkaqe idiote për t’u mobilizuar për luf të dhe për të rrënuar shtetet? Çfarë qenka kjo detyrë e pashmangshme për fshatarin e gjorë, të cilën e shmang pasaniku dhe fisniku?

Nëse detyra e zhbëka paqen mes kombeve dhe nëse patriotizmi ua prish qetësinë e jetës njerëzve, atëherë në të sëmës kësaj detyre dhe këtij patriotizmi.

Jo, jo i dashuri im! Mos ua vër veshin fjalëve të mia, bëhu i guximshëm. Duaje atdheun tënd dhe mos i dëgjo fjalët e një vajze të verbuar nga ndenja e dashurisë. Asaj, ndarja me ty ia ka humbur fiqirin. Nëse dashuria nuk të kthen dot tek unë në këtë jetë, atëherë le të më bashkojë me ty në botën tjetër.”

Sirena e detit e futi sërish letrën në xhepin e djaloshit dhe të gjitha tok notuan larg tij, me një qetësi trishtuese. Pasi qenë larguar disi nga kufoma e djaloshit, njëra prej tyre psherëtiu dhe tha:”Zemra e njeriut është më e ashpër se zemra e Neptunit.”

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult

Lexo edhe:

KHALIL GIBRAN: VETËM NJERËZIT E E VEGJËL PËRPIQEN TË POSHTËROJNË TË TJERËT!