“Me lule t’beharit” këndohet nga Shpresa Berisha
Mu n’aty ke shtatë zymbylat,
ku knojshin o të shtat’ bylbylat,
aman, aman-e, aman-e.
Ku knojshin o të shtatë p’rijhere
ata dimnin, ata dimnin e bojshin verë,
e hej, hej aman.
Nëpër fusha t’barit-o bylbyl-o.
O me lule t’beharit-o, bylbyl-o.
Mu n’aty more n’at’ kënetë,
ku çelin o mor’ zymbylat vete,
aman, amane, amane.
Ku çelin o mor’ zymbylat vete,
bojshin hije, bojshin hije mor’ për dy vetë
e hej, hej aman.
Ç’asht kjo gocë o që rrin mas dere,
-kryt’ oh mori vashë esmere,
aman, amane, amane.
Ftyr’ esmerja more sa m’pa mue,
uli kryte, uli kryt o mor’ tuj menue.
e hej, hej aman.
ObserverKult
Lexo edhe:
“DASHURIA JONË”, KËNGA E PAHARRUAR E EMA QAZIMIT (TEKSTI DHE VIDEO)
Kënga “Dashuria jonë” me tekst të Zhuliana Jorganxhi dhe muzikë të Flamur Shehut, u këndua nga Ema Qazimi në edicionin e 21-të të Festivalit të RTSH-së.
Po vijnë të gjithë sot
miq edhe shokë
ditëlindjen time plot me gaz
të më urojnë
të vish dhe ti, si asnjëherë të pres
sot mbush i dashur unë 20 vjeç.
ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë.
ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.
shiko qyteti ndezi drita kudo
dhe çdo dritare mban një dashuri
kjo dritë e bukur vjen në sy dhe qëndron
zemra më thotë sa fort të dashuron.
ashtu si dielli tokës i jep jetë
dhe dielli detit i jep ngjyrë plot dritë
dhe njëri-tjetrit i duhemi në jetë
për fjalën e ngrohtë dhe të mirë
ti papritur hyre shok në ditët e mia
për herë të parë ndjeva dashuri
e bukur është ajo si vetë rinia
me jetë e mbroj.
Tekstin dhe këngën mund ta shikoni KËTU:
ObserverKult