Të desha, të dua, ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar…kënduar nga Shpresa Gashi(teksti dhe kënga)

“Të desha, të dua…”, dëgjojeni këtë variant kënge të kënduar aq ëmbël nga Shpresa Gashi.

Teksti

S’mendonja ta donja,
me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,
Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,
s’mendonja, s’mendonja!

Kur ishe, larg meje,
kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,
E malli veç ma shtonte dashurinë,
për shoqen e dashur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!

Me shpirtin e pastër,
për mua vetëm ti je e vërteta,
Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,
o shoqe e dashur!

E vitet, do shkojnë,
të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,
Tek ti do tregosh për dashurinë,
për jetën e lumtur.

Të desha, të dua,
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,
E dashur, për mua,
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

Dëgjoje, dëgjoje,
se si buçet për ty sot kënga ime!
Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,
dëgjoje, dëgjoje!

ObserverKult

Lexo edhe:

DASHURI MË DESHE, TË DESHA, MË GËZOVE, MË HIDHËROVE, POR MË MËSOVE…