Shpronësimi i Sarajeve të Toptanëve/ Veliaj: U sqarua njëherë e mirë se kush e ruan trashëgiminë e Tiranës

sarajet e Toptanëve

Dy muaj pasi iu vu zjarri qëllimisht, qeveria ka aprovuar një vendim.
Tashmë do të bëhet shpronësimi i Sarajeve të Toptanëve dhe kjo godinë do të përdoret për artin dhe kulturën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë vendim.

Ai ka theksuar se u sqarua kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës.

“Besoj u sqarua njëherë e mirë kush e ruan e kush e djeg për politikë trashëgiminë e Tiranës. Tani të ecim përpara për ta kthyer në një Muze të Kryeqytetit. Muze që kujton historinë e ndërtesës dhe trashëgiminë e Tiranës sonë”, shkruan Veliaj.

Dy muaj më parë u tentua djegia e qëllimshme e Sarajeve të Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë.

Pas vendosjes së zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, u mor vendimi që Sarajet e Toptanëve, monument kulture, të ruhej dhe të kthehej muze.

Kryebashkaiku Veliaj siguroi në atë kohë se pavarësisht tentativave për të djegur këtë pasuri, ajo do të mbrohej dhe për t’u ruajtur si trashëgimi e vendit tonë.

ObserverKult

Lexo edhe:

Dalin pamjet e momentit kur zjarrvënësi që i vuri flakën “Sarajeve të Toptanëve” largohet me vrap (Video)

Në mesnatë godina e “Sarajeve” në qendër të Tiranës është përfshirë nga zjarri. Ende nuk dihet shkaku i kësaj zjarrvënie, por dyshohet e qëllimshme. Zjarrvënësin e panë klientët e një lokali aty pranë teksa iku me vrap.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Veliaj ka dhënë disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja. Veliaj bën me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kamerat e sigurisë kanë kapur autorin. Kryebashkiaku ka bërë me dije se Policia e Shtetit po punon për ta vënë atë në pranga.

Tekstin e plotë e gjeni KETU