“Shqipëri o nana ime” është një këngë e interpretuar nga shumë këngëtarë shqiptarë, por kësaj radhe ua sjellim versionin e interpretuar nga Gëzim Nika.
Teksti i kësaj këngë u shkrua nga poeti ynë, Naim Frashëri, dhe gjendet në kuadër të poemës “Bagëti e bujqësi”.
Në vazhdim gjeni tekstin dhe videon e këngës:
O malet e Shqipërisë
Dhe ju o lisat e gjatë
Fushat e gjëra me lule
Ju kam ndërmend ditë e natë
Kam ndërmënd dit e natë
Kur nigjon zanin e nanës
Qysh e lën qingji kopen
Blegërin dy a tri herë
Edhe ikën e merr dhenë
Blegërin dy tri herë
Edhe ikën e merr dhenë
Shqipëri o nana ime
Ndonëse jam o i mërguar
Dashurinë tane zemra
Kurrë s’ka me harrue…
Ashtu dhe kjo zemra ime
Më len ktu tek jam mua
Vjen me vrap me dëshirë
Atje ndër viset e tua
Vjen me vrap me dëshirë
Atje ndër viset e tua
Shqipëri o nana ime
Ndonëse jam o i mërguar
Dashurinë tane zemra
Kurrë s’ka me e harrue
Videon me interpretimin e Gëzim Nikës e gjeni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
“TI SHQIPËRI, MË EP NDERË, MË EP EMRIN SHQIPËTAR”, POEMËN E NAIM FRASHËRIT E INTERPRETON LEKA SEFLA