Kryeministri Rama tha sot se ka vendosur mbylljen e platformës së “TikTok”, për një vit, duke nisur nga fillimi i vitit 2025 dhe më pas do të shikohet se si do veprohet.
“Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.
Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që ëe ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemni frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tokun e Kinës”- tha Rama.
Nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë. Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.
Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që ëe ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Do ta mbyllim për të gjithë. TikTok në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë. Gjatë këtij viti do të shohim si do të veprojnë vendet e tjera, për kufizime, filtra, si do të reagojë vetë TikTok, se TikTok rrënjët i ka në Kinë, por po të shohësh TikTok në Kinë dhe atë jashtë Kinës, janë të ndryshëm. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tikun e Kinës.
Në Kinë, TikTok promovon si të bëjnë nxënësit mirë mësimet, si të ruhet natyra, se si është tradita etj, etj. Rrugaçërira, perversitet, dhunë, bullizëm, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në TikTok-un e Kinës. Ndërsa në TikTok-un jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Për çfarë na duhet ne kjo? Dhe këtë e nxit algoritmi. Unë i qëndroj besnik vetes që kur prindërit e mi më thoshin se sa të mirë kishin qenë ata në kohën e tyre dhe sa problem ishin fëmijët në kohën time thosha betohu Edi Rama që kur të bëhesh si këta kurrë s’do thuash sa të mirë ishim ne dhe sa të këqij janë këta. Problem sot nuk janë fëmijët, por shoqëria jonë, TikTok-u dhe gjithë “tok-tokët e tjerë që na i marrin peng fëmijët, njësoj si rrugaçi i lagjes që është personazhi më tërheqës i fëmijërisë, të parin e klasës nuk e do njeri, por është ai rrugaçi i lagjes. Ky është TikTok-u dhe këtë rrugaç ne do ta përzëmë nga lagjja jonë për 1 vit, pastaj do të shohim çdo të bëjnë të tjerët.
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu sqaroi se “Shumica e prindërve janë pro mbylljes së Tik Tok. Janë edhe për aksesin e kufizuar të adoleshentëve në rrjetet sociale, pasi ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve. Bota virtuale shpesh shfaq edhe probleme. Përmes një planit të ri, ne synojmë që të rrisim sigurinë në shkollë dhe jashtë saj.
Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla kemi vendosur: bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI. Vendosjen e kamerave inteligjente përmes projektit “Smart City” me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollës dhe perimetrit të sigurisë, brenda periudhës së zbatimit të këtij plani. Dyfishimin e numrit të oficerëve të sigurisë, duke arritur 500 oficerë të sigurisë brenda dy vitesh. Ngritjen e një strukture të dedikuar brenda Drejtorive Arsimore që do të koordinojë dhe menaxhojë detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me strukturat e policisë së shtetit, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal. Vendosim rregulla të reja dhe masa shtesë për sistemin e monitorimit të telefonave celularë gjatë orëve mësimore, forcojmë mekanizmat e referimit proaktiv dhe sinjalizimit të hershëm për rastet e dhunës dhe bullizmit si dhe bullizmit kibernetik, përmes përdorimit të platformave online në referimin e incidenteve në shkolla dhe jashtë tyre”, tha Manastirliu.
ObserverKult
Lexo edhe:
TikTok injekton mundësinë e famës së shpejtë përmes idiotësive e përmbajtjes boshe