Në Festivalin Ballkanik që do të zhvillohet nga data 8 deri në 11 tetor në Romë, do të marrë pjesë edhe Shqipëria me dy evente speciale.
Priten të shfaqen vepra të përzgjedhura nga pasuria kinematografike ballkanike me objektivin e njohjes së saj nga ana e publikut italian.
Shqipëria do të përfaqësohet me filmin “Portreti i papërfunduar i Chiara Bellinit”, që rrëfen një histori dashurie në kohën e diktaturës komuniste mes një djali shqiptar e vajzës së një diplomati italian.
Skenarist i filmit është autori Ruzhdi Pulaha, dhe interpretojnë aktori i njohur italian Remo Girone, Marta Gatsini, Victoria Zinny, Alfred Trebicka, Rajmonda Bulku etj.
Jashtë programit do të transmetohet filmi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, një prodhim italo-francez i vitit 1984 e që do të shoqërohet me një bashkëbisedim me regjisorin e tij Luciano Tovoli.
Gjithashtu në kujtim të regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani do të shfaqet filmi i tij i fundit “Liqeni im”, një bashkëprodhim kinematografik i Shqipërisë, Kroacisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Pak javë më parë u mbajt po në “Shtëpinë e Kinemasë”, në Romë Festivali i Filmit shqiptar, i cli u prit sukseshëm nga publiku italian.
Festivalit i Filmit Ballkanik do të mbahet nën rregullat e normativës anti-Covid./kohajone