Shqipëria pas rënies së Perandorisë Osmane (Foto)

Shqipëria pas rënies së Perandorisë Osmane… këto pamje origjinale të mëposhtme janë nga ajo kohë

Në vitin 1909, bankieri milioner francez dhe filantropist Albert Kahn, ndërmori projektin ambicioz për të krijuar një koleksion fotografik të popujve dhe për popujt në botë.

Si idealist dhe internacionalist, Kahn besonte se mund të përdorte procesin e ri të autokromit. Sistemi i parë fotografik në botë, me përdorim të thjeshtëzuar dhe në “true-colour” ose me ngjyra. Duke promovuar kësisoj paqen, shkëmbimin kulturor dhe mirëkuptimin ndërmjet popujve.

Kahn përdori pasurinë e tij të madhe për të dërguar një grup fotografësh. Në më shumë se pesëdhjetë vende përreth botës. Ndër të cilat edhe Shqipëria, vende të gjendura në një moment kritik të historisë së tyre. Ku kulturat shekullore ishin në kohë transformimesh të mëdha e të pakthyeshme nga lufta. Dhe nga marshimi i globalizimit të shekullit të njëzetë.

Ata dokumentuan në “true colour” shembjen e Perandorisë Austro-Hungareze dhe asaj Otomane. Apo ushtarët e Luftës së Parë Botërore në transhe, ndërsa gatuanin, apo lanin uniformat prapa vijës së luftës. Misioni i parë i Arkivave të Planetit i planifikuar nga profesori Zhan Bryn (Jean Brunhes, 1869-1930) ishte për në Ballkan.

Rrugëtimi i saktë i misionit nuk është plotësisht i qartë, mirëpo dimë se Zhan Bryn dhe Ogyst Leon ndodheshin në Bosnjë. Menjëherë para shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike në fillim të tetorit 1912 dhe fotografuan Banja Llukën, Jajcën, Mostarin dhe Sarajevën.

Udhëtimi i tyre në Kosovë u krye në maj të vitit 1913, Ku u bënë autokroma në Prishtinë, Graçanicë, Lipjan dhe Prizren. Prej Kosovës, ekipi vazhdoi rrugën nga Shkupi për në Selanik. Ku Leoni bëri gjashtëdhjetënëntë fotografi të qytetit me ngjyra dhe prej Selanikut, ata udhëtuan për në Bursë, në Azinë e Vogël.

Ja kur erdhën në Durrës

Misioni në Shqipëri u zhvillua në vjeshtë të atij viti, pra një kohë pas rënies së perandorisë osmane. Bryn dhe Leon erdhën prej Malit të Zi në Durrës, më 16 tetor 1913, apo rreth kësaj date. Kjo, të paktën, është data e autokromave të para aty.

Nga Durrësi kaluan lumin Erzen, të mbrojtur nga Esad Pashë Toptani (1864-1920) dhe arritën në Tiranë. Ku qëndruan dy ditë. Nga Tirana, u kthyen në Durrës dhe sigurisht. Me një anije vazhduan rrugën për në Tivar. Në Malin e Zi, për të përfunduar në Shkodër, më 21 tetor 1913.

Shkodra, fortesa e fundit e Osmanllinjve në Ballkan, kishte rënë në duart e forcave malazeze. Më 22 prill 1913 dhe gjatë luftimeve një pjesë e madhe e qytetit të vjetër u shkatërrua.

Më 22 tetor 1913, ekipi vazhdoi rrugën drejt veriut për në Rijekë dhe Cetinjë, kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi.

Autokromat e mahnitshme të koleksionit Kan – 97, fotografi të hershme me ngjyra të Shqipërisë dhe 94 fotografi të Kosovës, mundësuar nga “The Albanian”. Prej të cilave vjen një përzgjedhje, për herë të parë – janë fotografi unikale në historinë e fotografisë shqiptare dhe ballkanike. Këto realizime shkëlqejnë si xhevahirë të paçmueshëm në ëndrrën shumëngjyrëshe të Alber Kanit, pasuri e arkivit botëror./(konica.al)

LEXO EDHE: Vlora e vitit 1914, fotografia e bërë nga Edith Durham: Ja çka shkruan për të