Shqipëria “pushton” mediat e huaja, shkruajnë për pasuritë dhe bukuritë e saj

Shqipëria përditë e më shumë promovohet nga mediat ndërkombëtare si destinacion turistik duke nënvizuar pasuritë natyrore, por edhe të trashëgimisë kulturore e të agroturizmit.

Këto të fundit janë potencuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka veçuar shkrimin e publikuar së fundi nga Stephanie Rafanelli, për një nga faqet prestigjioze turistike ”Condé Nast Traveler” me titullin “Në rilindjen e turizmit shqiptar, ushqimi po luan rolin kryesor”.

“Pas cilësimit të verës shqiptare si diamant nga ‘Decanter’, ja ku vjen dhe ‘Condé Naste Traveler’ që vlerëson se ushqimi, tradita dhe kulinaria luajnë rol thelbësor në pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”, ka shkruar ministrja Krifca.

Ajo ka cituar shkrimin në ”Conte Nast Traveler” që tregon “për shije, cilësi të lartë kulinarie dhe sofistikim në gastronominë shqiptare”.

Ministrja Krifca, sipas mediave shqiptare, është shprehur entuziaste për modelin e zhvillimit që ka krijuar pikat agroturistike në Shqipëri duke siguruar jo vetëm gjenerim të ardhurash për familjet fermere, punësim, por edhe impresionim dhe frekuentim në rritje të tyre nga vizitorët e turistët e huaj.

 “Zemra mal dhe falënderime për prodhuesit, krijuesit në kulinari, historianët e ushqimit, shefat e kuzhinës, ruajtësit e traditës të cilët përcjellin vlera të mëdha e magjepsin vizitorët”, ka shkruar ministrja Krifca në rrjetet sociale.

Krifca ka publikuar imazhe nga shkrimi i botuar në prestigjiozen turistike ”Condé Nast Traveler”.

“E kaluara është pas tyre tani, por jo e harruar. Pas çdo buzëqeshjeje është një histori – shumë e denjë për një film në Netflix – dhe një ftesë për ta dëgjuar atë mbi ushqimin dhe rakinë e bërë në shtëpi dhe dy herë të distiluar.

Shqiptarët po rivendosin identitetin e tyre, tani në prag të anëtarësimit në BE, edhe për sa i përket pasurisë kulinarike”, ka shkruar ndër të tjera Stephanie Rafanelli, në “Condé Nast Traveler” pos si ueb-faqe, njihet edhe si një prej revistave më prestigjioze botërore sa i përket turizimit, e cila botohet prej vitit 1987 dhe e ka selinë në Londër. Ka marrë rreth 40 çmime botërore.

Në këtë shkrim, Rafanelli ndalet edhe në disa qytete veç e veç.

“Nuk është vetëm ushqimi që i dha Tiranës titullin Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022.

Pas tërmetit të 2019, BE investoi më shumë se 40 milionë dollarë në restaurimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, përfshirë arkitekturën e stilit sovjetik të kryeqytetit.

Mauzoleu i Hoxhës, një piramidë brutaliste me linjat heroike të posterëve të Agitpropit, aktualisht është veshur me skela dhe vila e tij është vendosur të jetë një qendër kulturore.

Ka bunkerë të ripërdorur si galeri, një kulturë kafeje të jashtëzakonshme dhe bare që tronditin pasardhësit si ‘Komiteti’, ‘Hemingway’ dhe ‘Radio’”, ka shkruar ndër të tjera ajo për kryeqytetin e Shqipërisë.

Kohëve të fundit të shpeshta janë shkrimet e mediave të huaja që e promovojnë Shqipërinë si destinacion turistik, transmeton ‘lajmiifundit’.

Javën e kaluar prestigjiozja britanike “The Guardian” e ka provuar për turizmin alternativ.

Sipas këtij mediumi, me peizazhet spektakolare larg bregdetit dhe mikpritjet miqësore nëpër ferma, Shqipëria po riformulohet si destinacion i udhëtimeve alternative.

“Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, ka shënuar rritje të numrit të popullsisë për shkak të reputacionit gjithnjë e më madh si vend trendi dhe ekzotik”, ka shkruar gazetarja Helena Smith.

Sipas saj Shqipëria, si njëri prej destinacioneve që ka shënuar rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë për t’u veçuar nga konkurrentët e tjerë.

“Vitin e kaluar tërhoqi 7.5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së Shqipërisë dhe ka një rekord prej 6.4 milionë vizitorësh në vitin 2019”, ka shkruar “The Guardian”.

ObserverKult


auron tare

Lexo edhe:

AURON TARE: SHQIPËRIA E KA HUMBUR ME KOHË TRENIN PËR TURIZMIN ELITAR, TRIUMFOI BABËZIA

Studiuesi Auron Tare deklaroi sot se Shqipëria e ka humbur njëherë e mirë mundësinë për turizmin elitar.

“Edhe pse mundësitë kanë qenë shumë të mira për të bërë turizëm elitar, kjo gjë nuk mund të bëhet më.”

Ai ka theksuar se në Shqipëri ka fituar babëzia.

Sipas Tares turizmi elitar nuk mund të bëhet më, pasi nuk ka një strategji për këtë, nuk ka asnjë koncept zhvillimi dhe është e pamundur prishja e kilometrave të tëra me ndërime kaotike.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult