Shqipëria shkëlqen edhe përtej oqeanit/Dy vëllezër lënë gojëhapur jurinë e “America’s Got Talent”

Emri i Shqipërisë në America’s Got Talent, falë vëllezërve Arnold dhe Artan Balla.

Këtë herë kanë qenë dy vëllezë shqiptarë të cilët kanë performuar në skenën e “America’s Got Talent” duke shkëlqyer me performancën e tyre. Arnold dhe Artan Balla janë dy akrobatët e rinj, që kanë shfaqur talentin e tyre në konkursin më të ndjekur të talenteve në mbarë botën.

Arnoldi dhe Artani përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, u prezantuan në skenën amerikane si shqiptarë duke u shprehur: “Ne vijmë nga Shqipëria dhe jemi vëllezër”.

Akrobatët nga Shqipëria performuan përballë jurisë të përbërë nga Sofia Vergara, Heidi Klum dhe Simon Cowell. Arnord dhe Artan dhuruan një shfaqje magjike me akrobacitë e tyre impresionuese po aq dhe të rrezikshme.

Antarët e jurisë mbetën “gojë hapur” nga talented shqiptare, duke u ngritur në këmbë pas performancës.

Ata iu dhuruan tri “Po”, si biletë kualifikimi për në fazën e ardhme të spektaklit.

ObserverKult

Lexo edhe:

ARTISTI SHQIPTAR GJON’S TEARS: “KA PASUR SHUMË NJERËZ QË MË KANË SHARË!”

“Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj star fëmijën. Por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe. Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë. Se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë.

Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkuan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh  në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, tha Gjoni.

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU