Laj duart. Mbaj gojashkë. Sajo terme të reja. Covid. Sars. Imunitet tufe. Dorashka plastike. Mbaj largësi kritike, 1-2 m nga cdo ide. Bah sa vonë i shpikëm këto. Përfytyro sikur të kishim ditur të veprojmë keshtu ndër shekuj. Edhe ndaj tjerë virusësh. Nazizmi. Kominizmi. Ideologjitë fetare. Patriarkati. Përfitimet nga lufta. Fadromat. Sikur t’u kishim thënë stop me kohë. Sa jetë do të kishim shpëtuar. Dezinfektim. Dezinfektim. Dezinfektim. Por nuk mjafton dezinfektanti, sapuni. Nuk mjafton letra e toaletit. Fëmijët e mi shikojnë sot me sy të shqyer si si krahë brutalë eskavatorësh rrënojnë të kaluarën fragjile. Se kush e kontrollon të sotmen e kontrollon të djeshmen, e kush e kontrollon të djeshmen e kontrollon të nesërmen. Bab’ pse rrëzojnë kështu. Ulu bir. U rrite. Është koha ta tregoj legjendën e Rozafës. Dezinfektim. Dezinfektim. Dezinfektim. Por koha nuk mjafton. Bah sa vonë, sa vonë për gjithcka. Panik po. Kujdes jo. Si gjithmonë. Gjer në fund. Vonesa, vulgu, e vaniteti do të jenë shqyt mbi varrin tonë. Nderkohe laj duart, bir. Mbaj gojashkë. Sajo terme të reja. Covid. Sars. Por mos shpreso. Se ne imunitet në tufë nuk ndërtojmë dot kurrë./ ObserverKult