Shqiptar Oseku: Mirë se vjen dashuri

shqiptar oseku

Mirë se vjen dashuri … poezi nga Shqiptar Oseku

Kur më jep kohën tënde
e peshoj
ne kandar të zemrës

Kur më jep zemrën tënde
e ruaj
në pëllëmbë të dorës

Kur më jep trupin tënd
më troket
në kanata të vetes

Mirë se vjen dashuri…
jam gati për ty

ObserverKult

Lexo edhe:

ORHAN PAMUK: KAM RËNË KEQAS NË DASHURI…

orhan pamuk dashuri

-Kam rënë në dashuri me ty.
Kam rënë keqas në dashuri me ty!
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin dhe nota dhembshurie.
-E kam mendjen vetëm te ti.
Nga mëngjesi në mbrëmje të mendoj vetëm ty.
-Edhe unë të dua shumë.
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk kishte fuqinë dhe vërtetësinë e saj. Ajo pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë nje akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Ajo e pranoi e para përmasën e frikshme të kësaj dashurie dhe kësisoj e humbi lojën.

*Shkëputur nga “Muzeu i pafajësise” i Orhan Pamuk


Lexo edhe:

PAMUK: KUR HUMBASIM NJERËZIT QË DUAM, NUK DUHET T’I SHQETËSOJMË SHPIRTRAT E TYRE…

ObserverKult ju sjell disa thënie nga Orhan Pamuk:

“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”.
“Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”.
“Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.
“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”.
“Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”.
“Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.

ObserverKult