“Shqiptarët- Duam t’ua dedikojmë këtë film atyre.”
Një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia”. Kështu shprehet videografi hungarez Peter Tothit dhe Cecilia Fazekasit.
Ata kanë përmbledhur në një video momentet më të bukura nga udhëtimi i tyre dy mujor në Shqipëri.
Ftojnë të gjithë turistët që të shohin dhe eksplorojnë magjinë e kanioneve të Osumit.
Po ashtu edhe Alpet shqiptare, Korabin dhe Beratin, që i kanë lënë pa fjalë.
Në videon të cilën Peter Toth, e ka publikuar edhe në kanalin e tij të YouTube, thekson se:
“Shpresoj që shumë prej jush ta shikojnë këtë film dhe të vendosin të shkojnë dhe të vizitojnë Shqipërinë”.
Peter dhe Cecilia i falenderojnë shqiptarët për mikpritjen, ndihmën dhe tolerancën e tyre të pahasur sipas tyre në vendet e tjera.
” Shqiptarë janë një prej kombeve më të ngrohtë e mikpritës që kam takuar gjatë udhëtimeve të mia në botë.”/ atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
FAIK KONICA: SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT SIPAS ZONJËS EDITH DURHAM