Shqiptarët mes ligjeve dhe kanunit, Ndriçim Kulla sjell librin për mentalitetin juridik shqiptar

kulla

Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik, është libri i fundit me të cilin paraqitet autori Ndriçim Kulla. Rëndësia e kësaj vepre për lexuesit është njohja e rendësish së rregullimit të jetës së shqiptarëve përmes ligjeve dhe kanunit ndër vite.

Botuesi dhe autori i disa Librave Ndriçim Kulla, solli për lexuesin librin  “Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik”.

Kulla ftoi lexuesit të marrin veprën e tij, për të kuptuar se si ndër vite, besa, fjala e dhënë, kodi juridik zakonor, kanunet, që nga ai i Lekë Dukagjinit etj, janë dëshmi e rregullimit të marrëdhënieve të jetës dhe të paqes sociale.

“Ky është një libër që nuk trajton thjesht dukuritë zakonore shqiptare, unë e quaj një dukuri mentalitetin juridik shqiptar.”

“Shqipëria, një histori e mentalitetit juridik” është një vepër për të cilën autori thotë se i është dashur shumë kohë për ta realizuar. Ky libër më tepër vjen si një zgjerim i punës  si studiues dhe hulumtues i literaturës së mendimit shqiptar. Sidomos atij mendimi që ka qenë kryesisht i ndaluar nga sistemi komunist për arsye politike.

“Është një libër me të ilin kam respektuar metodologji shkencore, në mentalitetin shqiptar besa dhe familja kanë qenë baza, ku janë ato sot?”, tha Kulla.

Libri i Ndriçim Kullës është voluminoz prej 456 faqesh. Në të përfshihen  56 kapituj, hyrja, parathëniea dhe një kapitull në vend të epilogut. Ndriçim Kulla është studiues dhe shkrimtar shqiptar. Njihet edhe si botues. Eshte edhe autor i disa studimeve në fushën e letërsisë dhe mendimit shqiptar.

ObserverKult

Lexo edhe:

NDRIÇIM KULLA RRËFEN TELEFONATËN ME KASTRIOT MYFTARAJN DY ORË PARA SE TË NDËRRONTE JETË: “KISHTE FRIKE SE…”

Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të fundit që ka biseduar dje me Kastriot Myftarajn përpara se analisti të kryente vetëvrasjen. Myftaraj u hodh nga pallati ku banonte në rrugën “Ali Demi“.

Në një intervistë ekskluzive për Balkanweb, Kulla thotë se biseda e djeshme ka qenë e përqëndruar te gjendja shëndetësore e Myftarajt. Ai ishte nisur të kurohej nga një sëmundje e keqe. Po mendonte të vijojnë trajtimin jashtë Shqipërisë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult