“Shqiptarët po na pushtojnë”, Leka Zogu “i kthehet” analistes angleze: Po përmirësojmë shoqërinë tuaj

leka

Reagon Leka Zogu:

Emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë një temë “e nxehtë” në ishull jo vetëm mes konservatorëve dhe laburistëve, po mbi të gjitha ka pushtuar faqet e para të mediave.

Së fundi, ka qenë komentatorja e krahut të djathtë Sophie Corcoran ajo që ka kthyer në vëmendje çështjen e emigrimit masiv, por ka marrë një koment të papritur.

“Kur në vendin tonë hyjnë ilegalisht 40.000 burra kryesisht shqiptarë, Nëse nuk është pushtim, çfarë është?”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

Asaj i është përgjigjur Leka Zogu, për t’i treguar Corcoran se në fakt ka një perceptim të gabuar.

Për Leka Zogun, integrimi i shqiptarëve në shoqërinë e Mbretësisë së Bashkuar është një përmirësim për shoqërinë britanike dhe jo e kundërta.

ObserverKult

Lexo edhe:

TË PANJOHURAT PËR GERALDINËN, PRINC LEKA: FAKTET HISTORIKE PO DALIN NGA ARKIVA

Në kuadër të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Geraldinë u çel ekspozita me dokumente historike për tre momentet e saj të jetës. Ishin këto: fejesa me Mbretin Zog, martesa dhe ardhja në jetë e Princ Lekës. Një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të njohura për publikun.

Princi Leka i shoqëruar nga e bija teksa vizitoi ekspozitën ndau edhe ndjesitë e tij. Ai u kthye pas në kohë.

“Gjithmonë kam pëlqyer dhe vlerësoi faktin që më në fund faktet historike po dalin nga arkiva e shtetit shqiptar. Ka ardhur koha që të dimë të ndjehemi krenarë për prejardhjen tonë. Mbretëresha Geraldinë është në figurë, pjesë e historisë së shtetit shqiptar. Ajo ka dhënë jetën, sakrificën e saj vetëm si një shqiptare e bindur e dashuruar me vendin e vet, por mbi të gjitha si mbretëresha e shqiptarëve”, tha Princi Leka.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunëtorëve në ndërmarrjen e kësaj ekspozite.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

PRINC LEKA: 10 VITE PA TY I DASHUR BABI!

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar.

Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja t’ju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gëzimi juaj më i madh, është aq e dashur!

Tekstin e plotë e gjeni KËTU