Shqiptari ‘mahnit’ grekët, Imeri: Nuk e mohova kombësinë, krenar që jam shqiptar

Julio Imeri ka mundur të bindë 4 trajnerët e The Voice Grecce me performancën e tij. I riu nga Gjirokastra, i cili tani po jeton në shtetin grek ka treguar emocionet e marra nga ky kompeticion.

“Është një momentet që do kujtohet gjatë. Emocionet ishin të shumta, jam shumë i kënaqur me reagimin e jurisë, me performancën nuk jam plotësisht i kënaqur sepse emocionet ishin mes meje dhe normalisht nuk ishte performanca ime më e mirë e mundshme por jam ndjerë jashtëzakonisht mirë sepse nuk e prisja. “- tha Julio Imeri.

Këngëtari i ri nuk e mohoi kombësinë e vet, teksa në fund të performancës i tregoi jurisë greke se ai vinte nga Shqipëria.

“Nuk e mohoj asgjë, jam krenar që jam shqiptar, jam krenar për veten time, jurisë i pëlqeu shume, Elena Papalisu me pyeti nga jam dhe kur i thashë që jam nga Shqipëria ishte shumë emocionuese. Këtu kam miqësi me grek, bashkëpunoj me grek nëpër filma, nuk jam ndjerë asnjëherë i paragjykuar se jam shqiptar apo racizëm apo të me shohin me një sy tjetër”- shtoi Imeri.

Mesazhi ndaj artistëve të rinj shqiptarë është ky.

“Një mesazh që mund t’i them artistëve të rinj, gjeneratës time është të jenë të duruar. Kur them i duruar nënkuptoj që mos tradhtojnë veten e tyre në art, të bëjnë atë çfarë ndiejnë dhe jo atë që është trendy. Këshilla ime është të jenë të duruar, jashtëzakonisht të duruar. Ky profesion ka ulje ngritje, depresion, ankth, stres, ka gëzim ka dhe momente sprovash dhe duhet të jesh shumë i fortë të arrish atë që do”

Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri./gazetatema


Lexo edhe:

KUSH ËSHTË XHULJO IMERI, KËNGËTARI SHQIPTAR I RRITUR NË GJIROKASTËR, QË KTHEU KATËR KARRIGET E JURISË NË “THE VOICE” TË GREQISË

ObserverKult