Skulptori që gdhendi historinë/ Rrëfehet e bija e Odhise Paskalit…

Floriana Paskali, e bija e Odhise Paskalit ka bërë një rrëfim për babai e saj, skulptorin që gdhendi historinë.

Gjatë një interviste për emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka zbuluar se figurën e të atit e përjetësuan përmes një muzeu me veprat dhe emrin e tij në qytetin e lindjes, Përmet.

Sakaq, Floriana theksoi se sa më shumë kalon koha, veprat e Paskalit do të zbulojnë gjithmonë elementët e një artisti të madh dhe nga brezat e rinj.

“Prandaj ky 120-vjetor na gjen me të gjitha veprat e tij të kompletuara dhe me të gjitha veprat e tij të sistemuara, që është bërë dhe një qytet i vogël në qytetin e Përmetit.

Në qytetin e vendlindjes është bërë një muze modest.

Pra, çdo gjë për Paskalin është e mbyllur. Është një kënaqësi e madhe që në këtë 120-vjetor neve ndihemi të plotë.

Sa më shumë kalon koha, veprat e Paskalit janë si një margaritar që vërtet i ka zënë pluhuri, por koha që kalon i pastron, i rregullon me brezat që do vijnë, do kujdesen për të dhe do zbulojnë përherë elementët e një artisti të madh”, u shpreh ajo.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


nesër Mbi tavolinë kam lënë adresën e varrit që të shkosh të ujisësh fotografinë dhe lulet në verë, (mos u merr erë, është shumë herët)

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: NGA GALAKSIA E DASHURIVE TË HARRUARA

Poezi nga Sueton Zhugri

I dehuri fle kutullaç nën tavolinë
Ne bisedojmë
Një copë qielli varet prej reve e shqyer
si leckë mbi derën gjysëm të hapur
Gërvimat e erës në dritare cingërijnë
Të zgjuarit pa kujtesë:
E mban mend filanen?
Ju ishit të dashur,
(me sytë hapur i dehuri duket plotësisht i zgjuar)
Dhe unë s’iu kisha aspak zili…
– le ta pijmë një për gjumin e përjetshëm
dhe për dashuritë e humbura
(dhe sërish e mbyt gjumi)
E mbërthej leckën qiellore
dhe fshij djersët me të…
Sikur të isha prej ëndrre
nën tavolinën e zotave
me të dashurën
që nuk më kujtohet

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult