Shtatë shenjtorët e “Onufrit” i shpëtojnë shkatërrimit

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti njoftoi se pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme në Laboratorin e Veprave të Artit në Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, ka përfunduar ndërhyrja restauruese e një tjetër vepre në koleksionin e Muzeut.

“Një vepër e vitit 1873 nga autori Adam Kristo nga Samarina. Që paraqiste probleme serioze. Tashmë ajo nuk është vetëm një vepër e shpëtuar, por edhe e rifreskuar”.

LEXO EDHE: “SHËN MËRIA ME LULE”, NJË NDËR IKONAT E VEÇANTA TË FAMILJES ZOGRAFI

“Vlerat e saj kanë dalë në dritë dhe po i bashkohet “serisë” së shenjtorëve. Që presin e përcjellin vizitorë në qytetin e “një mbi një dritareve”, u shpreh Margariti.

Këto vepra janë ndër më të rëndësishmet e koleksionit të ikonografisë shqiptare./ATSH