Një tjetër monument ju shtua Aeroportit të Tiranës. Është shtatorja e shenjtores shqiptare Nënë Tereza e punuar nga skulptori Ilirian Shima.
Në realizimin e kësaj vepre, skulptori ka punuar për më shumë se një dekadë.
Për artistin, Shima kjo skulpturë është një nga veprat më domëthënëse pasi lidhet drejtëpërdrejtë me figurën e shenjtores Nënë Tereza
Shtatorja u përurua më 25 prill, datë që lidhet me 30-vjetorin e vizitës së Papës, Shën Gjon Palit II në Shqipëri, i cili u prit nga Nënë Tereza.
Për shtatoren është komentuar këto ditë shumë, dhe komentet ishin të ndryshme, prej atyre që e quanin mjeshtërore, deri te ato që e konsideronin skandaloze.
Këta të fundit ndaleshin te fytyra e Nënë Terezës dhe kërkonin të dinin se pse ajo nuk duket …
Po juve si ju duket?
ObserverKult
Video e promovimit:
Lexo edhe:
NËNË TEREZA: DUA TË KTHEHEM NË SHQIPËRI
NËNË TEREZA: O ZOT JEPNA GJITHË NEVE SHPIRT T’DËLIRË
Zot,
bekoje këtë burrë dhe copën e tij të tokës,
me qëllim që fara e hedhur
të sjellë fruta shumë.
Bekoji frutat e kësaj toke
me qëllim që ai dhe familja e tij
të ushqejnë jetën dhe uria të humbë.
Ashtu si ti që ke ndarë me ne të gjitha
dhuratat e mbretrisë sate,
bëj që dhe ky burrë
të ndajë bollëkun me ata
që s’kanë as tokë e as ç’të mbjellin.
Jepi këtij fermeri,
O zot,
e të gjithë neve
një shpirt të dëlirë,
me qëllim që mbjellja jote
të sjellë kallinj mirësie në jetën tonë.
ObserverKult
Lexo edhe:
AMANETI QË LA NËNË TEREZA 5 MUAJ PARA SE TË VDISTE PËR SHQIPTARËT…
Në mars 1997, pesë muaj para se të vdiste, Nënë Tereza i la imzot Paolo Hnilika, i cili për 34 vjet qe miku dhe bashkëpunëtori i saj, një mesazh. Ja intervista me imzot Hnilika dhe mesazhi i Nënë Terezës:
Pyetje: Cila është karakteristika e veçantë që dallon Nënë Terezën nga personalitetet e tjerë të Kishës katolike që kanë vepruar në këtë shekull?
Përgjigja: “Zgjedhja e “fushës” së veprimtarisë së saj, jo për të varfërit, po më të varfërit e të varfërve”. Domethënë të atyre lloj njerëzish që nuk janë asgjë, që jetojnë jashtë çdo kufiri njerëzor, që janë braktisur edhe nga kisha, që nuk janë të regjistruar, që s’kanë të drejta. Një ushtri të mjerësh po që janë qenie njerëzore, bij të Zotit, vëllezërit tanë. Jezusi u kryqëzua edhe për ata. Ky ishte besimi i Nënë Terezës dhe me veprimtarinë e saj ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, e mbi të gjitha të drejtuesve të Kishës, mbi këtë realitet të tmerrshëm, krejtësisht të lënë në harresë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU